Ja vila ku kalon pushimet kryeministri Rama

Eshtë bërë zakon prej tri vitesh që qëndra e pushtetit gjatë gushtit zhvendoset në Dhërmi. Prej aty kryeministri Edi Rama, pret zbathur dhe me pantallona të shkurtra gazetarët e Euronews, për t’i shpënë mesazhe kërcënuese Europës.

Prej aty ai publikon foto idilike të lumturisë familjare përkrah Zahos dhe Lindës. Po në të njëjtin vend ai pret miqtë e huaj si Toni Blair apo kryeministrat e rajonit si Ramush Haradinaj.

Po çfarë fshihet pas mureve të këtij mjedisi ku kalon verën njeriu më i pushtetshëm i Shqipërisë?

Vila qeveritare e Dhërmiut, një perlë e arkitekturës së mes viteve ’60, me një pamje të rallë që shikon nga karaburuni deri në Sarandë dhe prej të cilës mund të shohësh qartësisht korfuzin, u projektua nga Skënder Luarasi, enkas për Enver Hoxhën. Por lideri komunist shqiptar e përdori shumë pak sepse ai zakonisht preferonte, Pogradecin ose Vlorën. Gjatë kohës së regjimit, më shumë ajo u përdor nga anëtari i byrosë politike, që Ramës ia bëjë për dajë, Spiro Koleka.

Po ashtu në gjendjen që e lanë bllokmenët, ajo u përdor nga pak edhe nga Ilir Meta, apo Sali Berisha kur ishin kryeministra. Ky i fundit i riktheu një farë fame kur botonte prej andej videot e famshme si notar, të cilat më shumë sesa mitin e liderit pa moshë shërbenin për të shkaktuar të qeshura.

I njohur për dashurinë për bregdetin e jugut, në kohën kur deklaronte se do të plakej aty me Koçon, Edi Rama vendosi ta rinovojë totalisht vilën e vjetër të komunistëve që pararadhësit e tij e kishin lënë siç ishte. Ai i kaloi pushimet në rezidencën qeveritare të ujit të ftohtë në Vlorë derisa ajo të ndryshonte faqe. Gjë që u krye në verën e 2016. Nga brenda asaj iu ndrua pothuasje gjithçka. Jashtë lulishtet dhe verandat u bënë nga e para. Madje Rama u kujdes vetë që muret e brendëshme të zbukuroheshin me disa nga punimet më të mira të fondit të galerisë së arteve. Nga një vilë qeveritare ai e personalizoi atë.

Asnjë hierark tjetër i shtetit nuk shkel dot më aty dhe në këtë pikë kryeministri aktual është edhe më i rreptë se Enver Hoxha që ia linte gjatë gushtit në përdorim parardhësit të tij të largët, Spiro Kolekës. Sot e deri sa të jetë në pushtet, ajo njihet me emrin vila e Ramës. Lapsi.al ka arritur të depërtojë brenda mureve të saj, për të parë dhomën e gjumit të rinovuar ku qetësohet lideri i rilindjes.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje