Anti- informaliteti/ Braçe: Nuk dëgjoj nga veshët! Gjyqtarë, kini kujdes

Zv.Kryeministri i Shqipërisë Erion Braçe ka folur këtë të shtunë në lidhje me aksionin anti-informalitet që po kryejnë institucionet shtetërore në një sërë sektorësh të ekonomisë shqiptare.

Braçe ka gjetur rastin që të bëjë një paralajmërim për gjyqtarët, që të zbatojnë ligjin për rastet e denoncuara. Zv.Kryeministri ka folur specifikisht për rastet e goditjes së një sërë pikash karburanti në vend, që sipas autoriteteve kanë shkelur me ‘dy këmbë’ ligjin.

Braçe: Kemi zbuluar diferenca të thella mes litrave të marra dhe të shitura. Diferencat arrijnë me mijëra ton. Ndërkohë të gjithë të përfshirët shtuar me administratorëve do t’i jepen drejtësisë pavarësisë emrit. Mbështes veprimet e prokurorëve në Elbasan dhe Tiranë. Hetimet e tyre janë jetike. Ndërkohë administata doganore ka shtrirë kontrollet në magazine, ku janë zbuluar diferenca të mëdha në benzinë që arrin deri në dhjetra ton. Ata që nuk e kanë paguar u kanë rënë telefonave edhe disa ministrave. E përsëris asnjë telefon nuk iu ndihmon dot. Nuk ua fshin dot borxhin. Po humbisni kohë kot. Beteja po vijon fort kudo. Ne nuk na duhet mbyllja e tyre, na duhet që të pagujnë detyrimet fiskale. Ne po bëjmë atë që thotë ligji dhe asgjë më shumë. Administata tatimore është urdhëruar që t’i shkojë ligjit deri në fund. Gjithsecili prej tyre duhet të paguajë. I bëj apel gjyqatrëve të Gjykatës Administrative të bëjnë kujdes. Të respektojnë ligjin! I them administatorëve të “Havana” të bëjnë kujdes me kërcënimet ndaj nënpunësve të shtetit. Çdo kërcënim do të trajtohet si krim. Pavarësisht se Presidenti ktheu ligjin për Kodin Penal, ne do të zbatojmë maksimunin e ligjit për t’i dënuar.

I pyetur nga gazetarët nëse ai vetë është kërcënuar pas këtyre aksioneve dhe atij të kryer në zonën e Dhëmiut me mbylljen e resortit të njohur, zv.kryeministri është përgjigjur kështu:

-Ju, a jeni kërcënuar?

Braçe: Një vit më parë subjektet në Dhërmi janë mbyllur me FNSH, ndërsa kësaj rradhe nga tre inspektorë. Operacioni është zhvilluar pas orës 12 të natës. Kam qënë në lidhje dhe i kam dëgjuar vetë kërcënimet. Organet e policisë së shtetit janë vënë në lëvizje. Për fat të keq apo të mirë unë nuk dëgjoj nga veshët. Mos t’i bien telefonit, as mos të më shkruaj. Kush shan, e merr mbrapsht gjithçka.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje