Swift: Fansat e Kardashian më kanë kërcënuar

Si thuajse çdo i famshëm tjetër, edhe Taylor Swift ka pasur problemet e veta në karrierë.

Ajo kujtoi së fundmi në një intervistë për “Vogue” se si drama e përjetuar në vitin 2016 falë debatit me Kim Kardashian dhe Kanye West, e kishte bërë për trajtim psikologjik.

E gjithë kjo filloi kur Kanye në një prej rreshtave të këngëve të tij, ia kishte bërë me dije këngëtares Sëift se ishte ai që e kishte bërë të famshme.

Taylor në intervistën e fundit për “Vogue” ka treguar se si kishte marrë mesazhe të shumta nga fansat e çiftit, disa prej të cilëve i kishin sugjeruar edhe të vrasë veten.

“Nuk mendoj se ka shumë njerëz që e kuptojnë se çfarë do të thotë të urrehesh nga miliona persona. Kur thua që dikush është anuluar, nuk është një spektakël televiziv. Është një njeri. Të gjithë dërgonin mesazhe të shumta që ose të mbyllja gojën, të zhdukesha ose të ndahesha nga jeta”, ka thënë Taylor.

“Me miliona njerëz më thonin që të zhdukesha, kështu që unë u zhduka”, tha më tej 29-vjeçarja, e cila kishte pauzuar paksa në atë kohë.

“E dija menjëherë se duhej të bëja muzikë në lidhje me të sepse e dija se ishte mënyra e vetme që mund ta mbijetoja. Ishte e vetmja mënyrë për të ruajtur shëndetin tim mendor dhe gjithashtu të tregoja historinë e asaj se si është të kalosh nëpër diçka kaq poshtëruese”, potencoi Swift.

Përndryshe, është bërë e ditur se më 26 gusht, ajo do të ngjitet në skenën e madhe të MTV Video Music Awards, për të performuar hitet e saj më të fundit.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje