Përplasen motorçikletat, plagoset 25 vjeçari

Divjakë – Një 24 vjeçar ka mbetur i plagosur pasi motorçikleta që ai drejtonte është përplasur me një tjetër motorçikletë

Sot rreth orës 22:00, në afërsi të fshatit Zharrnec, Divjakë, dy motoçikleta të tipit “Yamah” janë parplasur me njëra tjetrën.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar njëri prej drejtuesve, shtetasi E.M, 24 vjeç i cili ndodhet në Spitalin e Lushnje, si edhe ka ndërruar jetë në spital drejtuesi tjetër, shtetasi R.Sh, 21 vjeç, banues në Divjakë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje