Shtohen viktimat në Teksas, i dyshuari një 21-vjeçar

Vijon të rritet numri i të vrarëve nga sulmi me breshëri plumbash në “El Paso” të Teksasit, në SHBA.

Mediet botërore raportojnë se numri i viktimave ka kaluar shifrën 20, ndërkohë që pritet të rritet gradualisht, njoftojnë forcat plicore në vendngjarje.

Në bilancin e deritanishëm të tragjedisë, numërohen 22 të plagosur, mes të cilëve edhe katër foshnje katër muajshe.

Autor i dyshuar i sulmit është një djalë 21-vjeçar. Megjithatë, Policia ka arrestuar disa persona në kuadër të hetimeve.

Mediet kanë publikuar video të reja nga sulmi, ku shfaqet situata pas agresionit me përmasa të mëdha nga pikëpamja numerike e të vrarëve dhe të të plagosurve.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje