A ka Kosova para për zgjedhje të parakohshme?

Për skeptikët se mund të ketë probleme finaciare Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, Ministri në detyrë i Financave Bedri Hamza, jep përgjigje të saktë se ka para.

Mbajtja e zgjedhjeve të Parakohshme, jo domosdoshmërisht do ta prodhojë shpejt Qeverinë. E në rast të vonesave, siç ka ndodhur në të kaluarën, atëherë rrezikon të shtyhet edhe votimi i buxhetit.

Kjo më pas do të shkaktonte goxha telashe. Por Ministri i Financave në detyrë, Bedri Hamza, beson që diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Alokimi i mjeteve për zgjedhje nuk është ndonjë problem ka theksuar Hamza, dhe ka bërë të ditur se diçka e tillë nuk mund të ndodhë.

Ky reagim i Ministrit Hamza, vjen pas disa spekulimeve se KQZ nuk posedon mjete të mjaftueshme të nis organizimin e zjedhjeve.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje