Trendi/ Fustani zotërues absolut i modës i sezonit

Ditët tropikale janë të përsosura për kombinime më të shndritshme dhe diç më romantike të modës

Pikërisht ky trend edhe sivjet është aktual dhe nëse zgjidhni fustan të bardhë assesi nuk do të gaboni, transmeton Telegrafi.

Do ta theksojnë perfekt tenin e rrezitur, por do të lënë mbresa që nuk jeni lodhur shumë, dhe sërish të dukeni krenare dhe të freskëta.

Fustane mini, midi apo maksi, në formë këmishe, apo me dantella, ju do të zgjidhni atë i cili më së shumti ju pëlqen.

Çdo model është i përshtatshëm dhe në trend. Veç kësaj, fustani i vogël i bardhë lehtë përshtatet në çdo rast.

Kombinoni me atlete dhe do të jeni të gatshme për party në kafenenë e preferuar.

Nëse i bashkoni me taka të larta dhe me stoli efektive mundeni lirisht të shkoni në takim.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje