Shpallje e ” Konkursit Vangjush Gambeta 2019 “

Njoftim për veprimtarinë tradicionale të fundvitit të ndarjes se çmimeve vjetore të UGSH-së.

UNIONI I GAZETAREVE SHQIPTARE SHPALL KONKURSIN “VANGJUSH GAMBETA” 2019

Tiranë më 31 korrik 2019

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, me mbështetje të JTI shpall konkursin për dhënien e çmimeve “Vangjush Gambeta 2019”, për raportimin më të mirë ekonomik të publikuar gjatë këtij viti, nga gazetarë ekonomikë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Konkursi përfshin shkrimin më të mirë ekonomik të botuar në shtypin e shkruar përkatësisht atë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe një çmim për raportimin më të mirë ekonomik të realizuar në median televizive të Shqipërisë. 

Gjatë kësaj veprimtarie të rëndësishme të fundvitit, do të ndahen edhe: 

– Dy çmime “Karriera”
-Një çmim “Raportimi më i mirë i vitit” 
-Një çmim “Gazetari i vitit” 

Kopjet e materialeve për konkursin “Vangjush Gambeta”, duhet të depozitohen pranë Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (selia e Institutit shqiptar të Medias), ose në adresën: unioniigazetareve@gmail.com

Veprimtaria e ndarjes së çmimeve vjetore të UGSH do të zhvillohet në muajin Nëntor 2019, në Prishtinë. Janë të ftuar të gjithë gazetarët të marrin pjesë. Ju lutemi lajmëroni të gjithë kolegët tuaj të marrin pjesë .
Hollësitë e tjera ju a japim në muajt në vazhdim.

Zyra e Shtypit
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Be the first to comment

Lini një Përgjigje