Konsumi i peshkut ul rrezikun e kancerit në zorrën e trashë

Konsumimi i peshkut tri herë në javë do të mund të zvogëlojë rrezikun nga kanceri në zorrën e trashë, konstaton një studim i ri

Shkencëtarët e Universitetit të Oxfordit kanë vëzhguar 500 mijë njerëz, ndërsa theks i posaçëm ka qenë në konsumimin e të gjitha llojeve të peshku

Hulumtimi ka arritur deri në konkluzionin që ata të cilët kanë konsumuar peshk minimum tri herë në javë kanë pasur 12 për qind rrezik më të vogël nga kanceri i zorrës së trashë se ata të cilët kanë ngrënë një porcion në javë.

Madje, edhe fëmijët e dinë që ushqimi shumë i yndyrshëm është i pashëndetshëm. Organizmin tonë posaçërisht e ngarkojnë yndyrat shtazore jo vetëm me kalori të cilat më vonë janë të dukshme në trupin tonë në formë dhjami, por, në rend të parë, në formë shëndetësore.

Te femrat të cilat konsumojnë ushqim tepër të yndyrshëm, rreziku i sëmurjes nga kanceri i gjirit është edhe deri në 55 për qind.

Porcionet nuk është e thënë të jenë të mëdha, gjë që do të thotë që mjafton të hani rreth 360 gramë peshk në javë.

Thartirat yndyrore omega-3 në mishin e peshkut jo vetëm që pengojnë shfaqjen e qelizave malinje, por pengojnë edhe zhvillimin e mëtejshëm të atyre tashmë të formuara.

Te personat e sëmurë nga kanceri, te të cilët peshku shpesh ka qenë në tavolinë, ekziston shansi i madh që qelizat kancerogjene në organizmin e tyre të mos zhvillohen më tej.

Peshqit e yndyrshëm janë posaçërisht të dobishëm te zvogëlimi i rrezikut nga shfaqja e kancerit.

Rekomandohet konsumimi i sardeleve dhe i salmonit. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje