Dafina Zeqiri me tatuazh të ri në trupin e saj

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, e ka treguar gjithmonë se është një adhuruese e tatuazheve.

Ajo ka shumë të tilla të realizuara në trupin e saj, e ndërsa duket se së fundmi ka vendosur t’i shtojë vetes edhe një tatuazh më shumë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shfaq momentin teksa realizon tatuazhin e ri.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

Vizatimin e radhës në trupin e saj, ajo po e realizon në lrahun e majtë.oo

Në paraqitjet e saj atraktive qoftë në klipe apo edhe koncerte, këngëtarja nuk ka hezituar asnjëherë që t’i ekspozojë linjat dhe tatuazhet e saj të shumta.

Përndryshe, ajo po vazhdon të shijojë suksesin e projektit muzikor më të fundit “Lule lule”, të cilin e solli në bashkëpunim me reperin Lumi B. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje