Messi ndan me fansat foto me partneren nē plazh

Lionel Messi është mjaft i rezervuar kur është fjala për jetën private dhe në këtë aspekt dallon nga shumë yje të futbollit.

Superylli argjentinas është njohur me Antonella Roccuzzon që nga fëmijëria (mosha pesëvjeçare), ndërsa nga viti 2008 e filluan lidhjen.

Ata e zyrtarizuan romancën e tyre në janar të vitit 2009, ndërsa kanë tre djem bashkë: Thiago (i lindur në vitin 2012), Mateo (i lindur në vitin 2015) dhe Ciro (i lindur në vitin 2018).

Sulmuesi i Barcelonës këto ditë është duke i shijuar pushimet, ndërsa ka vendosur që me fansat e tij në rrjetet sociale ta ndajë një fotografi.

Ai dhe partnerja e tij kanë pozuar nga plazhi, ndërsa në përshkrim shkruan thjesht: “Pushimet”. /Telegrafi/

Be the first to comment

Lini një Përgjigje