Moti i keq/ Stuhia “pret” energjinë elektrike në Divjakë

Lushnje – Shiu i rrëmbyeshëm i shoqëruar me erë të fortë ka sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike në zonën e plazhit në Divjakë.

Shumë pemë janë thyer dhe kanë rënë mbi linjat e tensionit. Nga era e fortë për rreth një orë u bllokua edhe rruga nga Parku i Divjakës drejt plazhit.

Po ashtu dëme janë shkaktuar edhe në bizneset ambulante në plazhin e Divjakës./Ora News/

Be the first to comment

Lini një Përgjigje