Maliqi – Koçit: Qepe ti, je në qeveri fal Metës

Deputeti Lefter Maliqi është përplasur ashpër këtë të mërkurë në mbrëmje  në emisionin Open me zv/Ministrin e Mbrojtjes Petro Koçi, të cilit i tha se ai sot në qeveri ndodhet vetëm falë koalicioni me LSI-në, në vitin 2013.

Maliqi: Nuk flet me mua për Policinë ti se gjashtë muaj të mbajtën zv.ministër dhe ta nxiu Erion Braçe, zvendëskryeministri i Ramës, në gazetën “Zeri i Popullit”. Ishte kryeredaktor, po të duash ta gjej edhe gazetën se e kam…

Koçi: Mos e ngatërro debatin kjo ska asnjë lidhje për këtë që po flasim.

Maliqi: Përgjigju këtu! Ta jap unë “Zerin e Popullit”, ku të ka nxirrë Erion Braçe…

Koçi: Qepe gojën!

Maliqi: Gojën qepe ti, hiq edhe syzet të më shohësh në sy! Ti je në qeveri vetëm falë Ilir Metës dhe pazarit të 2013. Dhe mu përgjigj çdo kishe bërë, po të ishe ministër, me ata shefat e policisë që janë kapur nga përgjimet që ka nxjerrë “Bild” me blerje votash. Do ti shkarkoje…?

Por pas “fërkimeve” me Koçin, Maliqi është përplasur dhe me drejtuesen e emisionit, duke I thënë se është nën pushtetin dhe ndikimin e Edi Ramës.

 “Ti po e drejton keq emisionin. Ta gëzosh detyrën (Vasili është dhe anëtare e bordit të këshillit të statistikave) që të ka dhënë Edi Rama” – tha Maliqi, ndërsa Vasili iu përgjigj: “Po na jep dhe mend tani. Hajt mirupafshim!” – tha gazetarja duke e mbyllur lidhjen direkte me deputetin.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje