Bebe Rexha dhe Ava Max ‘tundēn’ publikun në Maltë

Dy shqiptaret me famë botërore, Bebe Rexha dhe Ava Max, kanë kënduar së fundmi në festivalin e organizuar nga “Isle of Music MTV”, në Maltë.

Artistet me prejardhje shqiptartee kanë ‘elektrizuar’ publikun me performancën e tyre, duke interpretuar disa nga hitet e tyre më të fundit.

Pamje nga performanca e Bebe Rexhës në Maltë (Foto: Instagram)

Kjo është hera e parë që ato vizituan ishullin e Maltës, ndërsa kanë shijuar gjatë ditës udhëtimin në këtë ishull.

Bebe Rexha interpretoi hitet më të mëdha të saj si: “I’m a mess”, “Meant to be”, “In the Name of love”, etj.

Pamje nga performanca e Bebe Rexhës në Maltë (Foto: Instagram)

Këtë të fundit, artistja shqiptare pati mundësinë ta performojë krah DJ-të më të famshëm në botë, Martin Garrix, i cili ishte gjithashtu një nga performuesit e mbrëmjes.

Ndërkohë, Ava Max ishte ndër të parat që u ngjit në skenë, teksa këndoi dy këngët e saj shumë të suksesshme: “Sweet but Psycho” dhe “So am I”.

Ava Max performoi para publikut maltez (Foto: Instagram)

Duket se dy këngëtaret shqiptare kanë filluar tashmë të jenë prezente kudo në Evropë, dhe në mbarë botën. /Telegrafi/

Be the first to comment

Lini një Përgjigje