Aksidenti me nëntë të plagosur

Pogradec – Ka shkuar në 9 numri i personave të plagosur në aksidentin e ndodhur në afërsi të rrugës së ish minierës së qymyrit të fshatit Vërdovë të Pogradecit. Mësohet se të plagosurit po udhëtonin në një mjetin tip Land Rover që doli nga rruga. 

Ata udhëtonin nga Kalivaçi në drejtim të Pogradecit. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë edhe moti i keq. Dy prej të plagosurve, vëllezër me njëri-tjetrin janë në gjendje më të rëndë dhe janë nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje