Familja e shikonte të ardhmen si MISS, ajo u kthye në yll futbolli

– Futbollistja 19 -vjeçare Afërdita Rrahman Qevaninga fshati Xërxë i Komunës së Rahovecit (Kosovë). Karrierën e filloi jo si zakonisht në fushën e lojës, por para furrës së bukës, biznesit familjar që familja e ish ushtarakut të njohur Rrahman Qevani kishte hapur dhe punoi për disa vite në qytetin e Lezhës (Shqipëri). 

Një ditë prej ditësh siç na tregonRrahmani; pranë biznesit të tyre familjar në kohë pune, shfaqet Nikolin Lorenci (ish lojtarë i kombëtares). Pasikishte pikasur për disa minuta në distancë talentin e Afërditës teksa ajo luante me top, ai i kërkoi Rrahmanitqë t’ia besonte vajzën 13 – vjecare në ekipin e tij të vogëlpër ta trajnuar si futbolliste të së ardhmes. Rrahmani, sikur ta parandiente suksesin e së bijës e miratoi “aty përaty” kërkesën e Lorencit.          

-Ditët në vazhdim talenti i saj sa vinte e theksohej, aty e kuptoj edhe trajneri Lorenci se zgjedhja për ta bërëAfërditën pjesë të ekipit nuk ishte e gabuar. Përkundrazi, hapat e saj të shpejtë drejt topit të lojës më vonë do tapreknin thellë edhe Gjergji Filipin (presidentin e ekipit tënjohur Brian’s në Lezhë).

Kjo ndjeshmëri e Presidentit Filipi do të kurorzohej me një ofertë të dyfishtë pune: një për trajnerin NikolinLorencit dhe një tjetër për futbollisten e re AfërditaQevanin, ku dhe do ti saktësohej pozicioni i lojës; mesfushore organizative.

– Vitet 2015 – 2017 e plotësuan axhendën sportive tëAfërditës me nënshkrimin e një kontrata të re pranë ekipittë famshëm “Vllaznia” të Shkodrës. Krahas disiplinës sëashper, por edhe konkurencës më të madhe Afërditakujton pjesën më rëndësishme: lavdinë që mori pranëkëtij ekipi, duke u shpërblyer me një medalje të vëndit tëparë, po ashtu rrëmbej edhe kupën për tre sezonerradhazi.

– Tashmë, familja e Afërditës ishte e pranishme pothuajsenë ç’do ndeshje të rëndësishme që ajo kishte, duke bërëtifo në stolat e tifozëris, shpesh herë përkrah shoqërisë sësaj të shkollës. Sigurisht, lidhja me babain dhe vëllain e vogël Qëndrimin do mbeste unike, pasi ato të dy e kishinshoqëruar më shumë në ndeshje dhe Afërdita ikonsideronte si udhërrëfyesit e suksesit. Ndërkohë, babaRrahmani do të kujtohet gjatë si eksploruesi i parë i sajdrejt ëndrrave për topin dhe fushën e lojës. 

 – Transferimi i mëvonshëm i Afërditës, pranë klubitsportiv “ILIRIA” të Prizërenit dhe profesionalizmi i sajbëri që mbështetja e trajnerit Rexhep Gaxholli të ishte e pakufishme. Afërdita me eksperiencën që kishte fituar, jovetëm që rrëmbej shpejt zemrat e tifozërisë kosovare, poredhe e përmisoj ndjeshëm nivelin e ekipit KFF – Iliria.


– Shumë bashkmoshatar e kanë zili talentin e saj, të tjerëmendonjë se nuk ka vajzë më të përgatitur se ajo, sidomoskur i shohin “xhonglimet e famshme ” që vetëm Afërditadi ti bëj. Por, kjo nuk është e gjitha, pasi ajo që kur spikatime talentin saj pati edhe kërkesa për t’iu bashkuar U19 -tës së Kosovës. Shumë çmime, tituj dhe çertifikatamirënjohje, Afërdita i rrëmbej në më pak se dhjetë vitenga koha kur ajo filloi karrierën si futbolliste


– E shpallur: “AMBASADORE NDERI, MIS PAVARSIA, por edhe TALENTJA MË E RE” nga Komuna e Rahovecit, babai i saj Rrahman Qevani na thotë; se rrugae Afërditës për të arritur deri këtu nuk ka qenë e letë, pasisuksesi i saj sidomos në fillesa është falë suporti finaciartë familjes. Gjithashtu, këshilla që ai u jep familjarëve tëtjerë është që ti lënë të lirë fëmijët e tyre që ti ndjekinëndrrat, detyra jonë si prind thot Rrahmani është; ti rrisim, ti edukojmë dhe mbështesim në zgjedhjet e tyre në jet


– Por talenti i Afërditës nuk mbetet vetëm brenda kufijve, ajo sapo kaloj me sukses fazën testuese me ekipin TSV- Schwaben të Augsburgut që garon në Ligën e Tretë tëGjermanisë, duke siguruar kështu një kontratë pune dhenjëkosisht pret që këto ditë të zhvendoset përfundimishtnë një vend të Bashkimit Europian me më shumë traditëfutbolli si Gjermania, për të ndjekur ëndrrat e saj plotëdritë dhe ambicie. Duke grumbulluar kështu sa më shumëpikë suksesi në jetë, pasi e ardhmja e saj, duket mjaftpremtuese. 

Nga Hazbi Dida.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje