Blushi – Hajdari, ja replikat mes tyre

Pasi deputetja Rudina Hajdari kritikoi presidentin Meta se u takua vetëm me partitë opozitare jashtë Kuvendit dhe se nuk bëri asnjë tentativë për të takuar me deputet e opozitës brenda Kuvendit, pati edhe reagim nga ana e institucionit të kreut të Shtetit.

“Sa turp! Presidenti jonë takohet me nënkryetarin e LSI-së dhe ish- nëpunësin e tij se nuk takon dot gruan e tij si kryetare e LSI-së, ndërkohë nuk ka bërë asnjë tentativë për tu takuar me asnjë deputet të opozitës brenda Kuvendit të Shqipërisë dhe pretendon se është i paanshëm,”-shkroi deputetja.

Por këtij postimi të Hajdarit iu përgjigj zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, i cili e thumbon për vettingun e nënës gjyqtare.

“I zhgënjyer shumë që Rudina nuk po e respekton “heshtjen zgjedhore” të partisë së saj të re që shkon nesër në votime. Megjithatë e mirëkuptojmë për shpërdorimin që i bën mbiemrit Hajdari, të paktën derisa t’i kalojë mami vettingun,”-shkroi Blushi.

Ndërsa Hajdari reagoi sërish ndaj Blushit, duke i kujtuar dekretet e Presidentit Meta.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje