KQZ: Më 30 qershor vëzhgues nga SHBA e BE për zgjedhjet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar vëzhguesit dhe përkthyesit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe dy vendet e Bashkimit Evropian: Italisë dhe Britanisë, që do të asistojnë në procesin zgjedhor të 30 qershorit.

Të autorizuar për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe të organeve të qeverisjes vendore, janë  edhe stafi i Radio Televizionit austriak “ORF”, gazetarët dhe operatorët e “Bold Neës” dhe të televizionit “Al Jazeera”.

KQZ vijon punën normalisht krahas krizës politike të vendit dhe vendimin të presidentit të Republikës, Ilir Meta, për të çdekretuar 30 qershorin si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

RENDI I DIËS

Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Zëvëndëskryetari z. Denar Biba, Anëtarët, z. Bledar Skënderi, znj. Edlira Jorgaqi, znj. Rezarta Bitri, kane thirrur më datë 27.06.2019, Ora 10:00, me rend dite:

  1. “Për ndryshimin e vendodhjes së VNV nr.42, Bashkia Kavajë, dhe VNV nr.9 Bashkia Tropojë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
  2. “Për miratimin e stafit të Radio Televizionit Austriak “ORF”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
  3. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Britanike, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
  4. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të medias Bold Neës, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
  5. “Për miratimin e gazetarëve dhe operatorëve të televizionit Al Jazeera, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
  6. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Italiane, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
  7. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër dhe përkthyesve të Ambasadës Amerikane, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje