“Letrat” u çuan në prokurori, por a do arrestohet kryebashkiaku i Mallakastrës?!

Mallakastër – Policia Fier ka dërguar në prokurorinë e rrethit Fier materialet për vlerësim ndaj kryebashkiakut të Malllakstrës Agron Kapllanaj dhe do të jet kjo e fundit që do vendosi nëse do shoqërojë, arrestoj apo do e hetoj të lirë kryenashkiakun mallakastriot.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, referuan materialet për vlerësim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për Kryetarin e Bashkisë Mallakastër për veprën penale “Thirrje për veprime të dhunshme”.

Gjatë një emisioni televiziv, Kryetari i Bashkisë Mallakastër A.K. dyshohet se ka konsumuar elementë te veprës penale “Thirrje për veprime të dhunshme”, në lidhje me procesin zgjedhor.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje