Grupet mafioze shqiptare përplasen me ato algjeriane në Francë

Një konflikt mes shqiptarëve dhe algjerianëve shpërtheu natën e së enjtes më 13 qershor në vendin Meynard, në rrethin e Saint-Michel, në qendër të Bordosë.

Dhuna ishte midis dy grupeve rivale të përbëra nga shtetas algjerianë dhe emigrantë shqiptarë, raportojnë mediat lokale franceze. Të dy grupet u përleshën në mes të tarracave në qendër të Bordosë. Një gazetar, dëshmitar në vendngjarje, tha se grupet janë përleshur me shkopinj dhe sende të tjera ta forta. Sipas mediave francezë, në përleshje janë përfshirë individë, shumica e të cilëve janë ilegalë në Francë.

Përleshjet e dhunshme pastaj vazhduan në Place Meynard. Anëtarët e të dy grupeve përdorën karrige dhe tavolina, duke shkaktuar dëme materiale të shumta. Siç raportojnë mediat franceze, dhuna është e përhapur jashtëzakonisht, sidomos mes grupeve migratore.

Në lidhje me këto përleshje të bandave në qytetin e Bordo, ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë Nicolas Florian, që ka dënuar dhunën e përdorur në qytetet franceze.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje