Rama: Kryebashkiakë opozitarë, mos bini viktimë e 4-shes Berisha, Basha, Meta, Kryemadhi

Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e kryebashkiakëve të opozitës që i kanë dërguar shkresë KZAZ-ve ku i kërkojnë të lirojnë ambientet pasi në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

“Kryebashkiakë demokratë!Mos bini viktimë e katërshes SB/IM/LB/MK duke nxjerrë pengesa për zgjedhjet.Referojuni ligjit jo hallit të tyre të madh e as zhurmës së tyre të kotë.Nuk ju nxorri PS nga gara po ata dhe ata duhet të përgjigjen para jush, jo ju para tyre. Ligji s’ka mëdyshje”,shkruan Rama.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje