Greqia shkoi në zgjedhje të parakohshme

Zgjedhjet e parakohshme në Greqi do të zhvillohen më 7 Korrik. Pas takimit në Presidencë pasditen e kësaj të hëne, kreu i shtetit grek Prokopis Pavlopulos pranoi kërkesën e kryeministrit Aleksis Cipras për afrimin e datës së zgjedhjeve që ishin parashikuar për në Tetor.

Tsipras argumentoi se me kërkesën për afrimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme synonte të shmangte atë që mund të shndërrohej në një fushatë të tejzgjatur elektorale, që sipas tij kishte nisur që për zgjedhjet europarlamentare të 26 Majit, e që do të vijonte për 4 muaj.

Sipas kryeministrit, kjo do të rrezikonte ekonominë dhe do të hidhte poshtë sakrificat dhe mundin e grekëve.

“Dekreti presidencial për shpërndarjen e trupës ligjvënëse dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme pritet të afishohet tashmë, siç është tradita, në portën kryesore të godinës së parlamentit. Pas kësaj, kryeministri Tsipras do të shkojë në një veprimtari të posaçme për të prezantuar programin elektorale të SYRIZA-s, duke dhënë dhe shenjën e startimit të fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme”.

Mandati i qeverisë Tsipras përfundonte normalisht në muajin Tetor, por Kryeministri u detyrua ta përshpejtonte ballafaqimin elektoral, pas humbjes së thellë në zgjedhjet europiane dhe ato administrative nga Demokracia e Re e opozitës.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje