E bardha, si ta vishni për 24 orë, kombinimet

E bardha është ngjyra e çdo stine, por tre muajt e verës janë ngushtësisht të lidhura me të

Nuk është aspak e lehtë të përcaktosh të bardhën si ngjyrën ‘’In’’ të sezonit pasi ajo është gjithmonë aty, në gardërobën tuaj.

Freskia dhe pastërtia që përcjell kjo ngjyrë të fal ndjesinë e paqes dhe harmonisë.

Është një ndër ngjyrat klasike pa të cilën industria e modës do të ishte e pajetë dhe e varfër. E bardha rikthehet këtë verë ‘’duke u imponuar’’ ëmbëlsisht në të gjitha hijet e saj nga e bardha qumësht, nuancat e panës, e bardha perlë etj.

Linja të pastra e asimetrike, të dizenjuara në material transparente si dantella e mëndafshi përbëjnë stilin minimalist ose ndryshe stilin e elegancës që do ju shoqërojë ditëve e netëve të verës që sapo kemi nisur.

Në fotogalerinë e mëposhtme ju prezantojmë me hijeshinë, thjeshtësinë dhe madhështinë e së bardhës:

Be the first to comment

Lini një Përgjigje