Grabitet shtëpia e Moratës në Spanjë

Alvaro Morata ka rënë viktimë e një trendi në rritje të plaçkitjeve në shtëpitë e futbollistëve të famshëm në Spanjë.

Një grup personash të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e sulmuesit të huazuar në Atletico Madridit, derisa ai po luante për Kombëtaren e Spanjës në një ndeshje kualifikuese për Kampionat Evropian 2020 kundër Ishujve Faroe, transmeton Gazeta Express.

Familja e tij, megjithatë, ka qenë në shtëpi gjatë plaçkitjes, sipas mediave spanjolle.

Plaçkitësit kanë vjedhur gjëra më vlerë shumë të lartë ekonomike dhe sentimentale, si dhe u kanë shkaktuar dëme emocionale atyre që ishin në shtëpi gjatë kohës së plaçkitjes.

Policia kishte reaguar shpejt, por pa ia dalë t’i kapë plaçkitësit.

Familjarët e Moratas kanë shpëtuar pa lëndime, derisa policia i ka nisur hetimet për këtë rast. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje