“S’ka zgjedhje më 30 qershor”, Manjani: Vendimi i duhur, s’e mendoj dot Ramën si puçist

Në lidhje me vendimin e Presidentit Meta për të shfuqizuar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve, reagoi edhe ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

 Sipas tij kjo ishte zgjidhja e duhur që dha Presidenti.

“Ka ndodhur dhe më parë ç’dekretimi i datës së zgjedhjeve, por në kuadër të një procesi politik.

Ndaj them “e sforcuar”. Por absolutisht gjëja e duhur. Nuk mund të zbatohej një dekret për mbajtje zgjedhjesh, pa zgjedhje”.

Deklaratat e tjera kërcënuese të tipit që “ne do i bëjmë zgjedhjet edhe pa dekret”, shpresoj të jenë ende të nxituara…. Ende më ngjajnë si thirrja që ju bëri policëve në 2017 hiqini kapelet e bëni fushatë për PS…Shpresoj vërtetë të jenë të nxituara për konsum militantësh…Ende nuk e mendoj dot Kryeministrin si Puçist…”, shkruan ai.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje