Kume: Vendimi i Metës do ketë pasoja pozitive

Ish kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kristaq Kume ka komentuar vendimin e Presidentit Ilir Meta, i cili shfuqizoi datën e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Sipas Kumes, vendimi i Metës do të sjellë vetëm pasoja pozitive për vendin dhe zgjidhjen e krizës politike

“Fakti që si rezultat i krizës politike jemi në kushtet kur procesi është shmangur nga parimet esenciale. Veprimi i Metës për mendimin tim është i mbështetur, në kuptimin që Presidenti i Republikës në mungesë të Kushtetueses, ka bërë detyrën për ruajtjen e Kushtetutës. Ka bërë një veprim në fund të fundit do të ketë vetëm pasoja pozitive. Ky dekret është normativ dhe nuk ankimohet tek Gjykata Administrative por vetëm tek Kushtetuesja. Në momentin që s’kemi kushtetuese, do të vihet në veprim menjëherë. Nuk mund të ketë zgjedhje si këto të 30 qershorit kur nuk ka garë,”– tha Kume. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje