Behrami: Shqipja tatoo tregon kush jam dhe nga jam

?????????????????????????????????????????????????????????

Futbollisti kosovar, Valon Behrami, ka qenë një nga futbollistët e përzgjedhur për një foto-shou nga revista L’illustre, e zhvilluar me lojtarë të cilët në trupin e tyre kanë të vizatuar tatuazhe.

Behrami në dorën e tij të djathtë ka tatuazh një lule dhe poshtë saj ka të vizatuar flamurin e Kosovës dhe atë të Zvicrës.

Valoni gjithashtu ka vizatuar inicialet e familjarëve të tij, teksa në këmbë ka shqiponjën si tatuazh.

I pyetur pse ka vizatuar tatuazh me motiv patriotik, Behrami u përgjigj: “Sot unë kam gjithçka që dua në jetë si futbollist. Ky tatuazh më bënë të kujtojë nga kam ardhur dhe kush jam”.

Ndryshe, në të kaluarën Behrami kishte probleme në Përfaqësuesen e Zvicrës shkaku i tatuazhit të shqiponjës të cilin e mban në këmbë.

Ky i fundit do të jetë pjesë e Zvicrës për Kampionatin Botëror që këtë verë zhvillohet në Brazil. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje