Tottenham – Liverpool, mbyllet pjesa e parë e finales

Liverpooli mund të jetë vetëm 45 minuta larg shpalljes për të gjashtën herë kampion i Evropës, pasi që pjesën e parë të finales së Ligës së Kampionëve, kundër Tottenhami, e mbylli me epërsi 1:0.

Finalja e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, e cila po zhvillohet në stadiumin e Atletico Madridit, “Wanda Metropolitano” filloi në mënyrën më të mirë të mundshme për Liverpoolin

Skuadra e Jurgen Kloppit kaloi në epërsi qysh pas dy minutave lojë, përmes Mohamed Salahut, i cili shkëlqeu në këta 45 minuta të parë të ndeshjes.

Sulmuesi egjiptian e shënoi golin e dytë më të shpejtë në finale të Ligës së Kampionëve. Këtë mundësi ia dha Moussa Sissoko, i cili shkaktoi penallti pasi që e preku topin me dorë brenda 16-metërshit.

Tottenhami e pati më shumë posedimin e topit në këta 45 minuta të parë, 63 për qind në krahasim me 37 për qind të Liverpoolit. Megjithatë, londinezët nuk arritën ta shfrytëzojnë kohën sa e kishin topin ashtu siç duhet.

Përderisa Liverpooli i krijoi plot tetë raste në këtë pjesë të parë, prej të cilave vetëm 2 goditje shkuan brenda kuadratit të portës, Tottenhami e pati vetëm një rast të mirë dhe ajo ishte jashtë kuadratit të portës.

Tottenhami do të tentojë ta përmbysë rezultatin gjatë pjesës së dytë, për t’u bërë vetëm ekipi i dytë që arrin ta fitojë finalen e Ligës së Kampionëve qysh në herën e parë që arrin deri në këtë fazë në histori

Be the first to comment

Lini një Përgjigje