Tifozi bën tatuazh, e tallin shokët dhe ai kërkon ta fshijë

Një tifoz i klubit anglez Leeds United i njohur me emrin Richardson ka bërë një tatuazh në trupin e tij, pasi ishte i bindur në inkuadrimin e skuadrës në Ligën Premier, por ekipi i tij në fund dështoi.  

Richardson ishte i bindur në inkuadrimin e ekipit të tij në Ligën Premier pas ndeshjeve të Play-Offit, por kështu nuk ndodhi.

Leeds fitoi ndeshjen e parë ndaj Derby County me rezultat minimal 1-0, por në të dytën humbën me rezultat 4-2.

Kjo humbje nuk ishte dëshpërim vetëm për ekipin e trajnerit Marcelo Bielsa, por edhe për tifozët.

Tatuazhi i tifozit të Leedsit

Richardson kishte bërë tatuazh në trupin e tij një trofe dhe emrin e ekipit të tij si fitues i Play-Offit duke i paraprirë inkuadrimit të Leedsit në Ligën Premier.

Por tani që Leeds dështoi të inkuadrohet në ligën elitare të futbollit anglez, tifozët e skuadrave tjera kanë filluar të tallen me të.

Disa nga ta edhe kërkojnë që Richardson të fshijë tatuazhin dhe janë bërë të njohur talljet me të në rrjetet sociale

Be the first to comment

Lini një Përgjigje