Problematika/ Transporti ndërqytetas një çmënduri e vërtetë

Gentian Ruko/ Fier – Një çmenduri në heshtje po ndodh në transportin ndërqytetas. Autobusët ndalohen të transportojnë pasagjerë drejt një qyteti tjetër. Lejohen vetëm për Tiranë.

Me fjalë të tjera, të nisesh nga Gjirokastra drejt Fierit, është e pamundur me autobus. Po ashtu, të marrësh autobus nga Fieri për të zbritur në Lushnjë, është e ndaluar.

Pasagjerët janë shtangur kur shoferët ua kanë thënë në stacionin e nisjes. Një situatë që e kam dëgjuar, edhe drejtpërdrejt, javët e fundit. Sot, ishte rasti më i freskët.
Është më se absurde. Në Greqi dhe në Malin e Zi, autobusët ndalojnë në çdo terminal qytetesh deri në qytetin e fundit. Ndërsa këtu nuk i lejojnë në asnjë vend, as për të zbritur pasagjerë. Në kushtet e mungesës së shërbimeve të tjera të transportit (furgonët i eliminuan vite më parë) dhe trenat dihet në ç’gjendje janë, zgjidhja është: ose të marrësh taksi, ose t’i biesh nga Kina.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje