Hajdari: Rama – Basha gati marrëveshjen e radhës

Kryetarja e Grupit të Demokratëve, Rudina Hajdari ka reaguar sot për vendimin e PD dhe LSI, të cilët dërguan anëtarët e tyre në Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve.

Me terma të ashpër, Hajdari sulmon kreun e opozitës, të cilin e quan si kryetarin e “legjonit të humbur”. Sipas Hajdarit, maxhoranca dhe opozita po behën gati për marrëveshjen e radhës

“Është e paligjshme! Në përvjetorin e marrëveshjes që mori të majtën për tatëpjetë dhe të djathtën për lum asnjë nuk mund të përligj tentativën e dytë, qoftë ky celibash i oborrit të gjeneralit hije me ushtri të mpirë, apo çaush i kryetarit në tentative të legjionit të shpërbërë.

Zullumqaret përgatisin shtratin për marrëveshjen e radhës duke tentuar te legjitimojnë prezencën e PD në komisione pa çuar njerëz në KZAZ dhe duke pretenduar të mos futen në zgjedhje.

Nëse kryetari i legjionit kërkon që gjenerali hije të mbaje përgjegjësi për të gjitha zullumet e këtyre viteve dhe degradimin ekstrem të Shqipërisë, atëherë vet nuk mund te mbajë një dorë në revani dhe një dorë në bakllava, nuk mund të jetë dhe në zgjedhje dhe pa zgjedhje kur akoma nuk ka sqaruar elektoratin e djathtë e prerë në besë me imponimin e dorëzimit të paprecedentë të mandateve si ti kishin absolutisht personale.

Asnjë nga palët nuk përmend sugjerimin e OSBE/ODIHR për komisionerë apolitike, por vazhdojnë të këmbëngulin për jeniçere elektoral me qëllim deformimin e vullnetit qytetar gjatë procesit të zgjedhjeve.

Papërgjegjshmëria dhe veprimet e paligjshme me dashje tregon që nuk ekziston vullneti që të realizohet një proces i rregullt zgjedhor.

Po nuk u bëhet vonë këtyre për zgjedhje, se nuk ofrojnë as zgjidhje e as alternativë!

U bëhet vonë për marrëveshje, për marrëveshje në kurriz të Shqiptarëve, për marrëveshje në kurriz të rinisë, për marrëveshje në kurriz të biznesit, për marrëveshje ne kurriz te fëmijëve tanë qe po u vjedhin të ardhmen”, thekson Hajdari.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje