UGSH-ja organizate shprese për median shqiptare

Nga: Vladimir Muçaj – Unioni i Gazetareve Shqiptare eshte prezent prej me shume se nje dekade ne Shqiperi. E organizuar ne baza krejt vullnetare eshte shtrire ne te gjitha qarqet e vendit. Deget e Unionit ne shkalle kombetare kane antaresuar me vullnet te lire rreth 1300 gazetare ne te gjithe spektrin mediatik.

Unioni dhe pse ne kushte vullnetare dhe pa mbeshteje financiare ja ka dale te jete i organizuar dhe prezent per cdo hallk e problematik te gazetareve dhe medias ne pergjithesi! Unioni ka ditur te ruaj pozicionin e pavaresise, i pa perzier me interesa apo kapje politike.

Pikerisht ky qendrim i qarte ka bere qe rreth Unionit me qindra gazetare te gjejne vetvehten ne permbushje te misionit te gazetarit. Raportimet dhe qendrimet e Unionit te Gazetareve ka qene ne koherence te plote me zhvillimet e vendit. Unioni ka raportuar dhe mbajtur qendrim pa hezitim per cdo problematike per cdo fenomen qe ka hasur media ne pergjithesi dhe gazetare ne vecanti. Unioni ka denoncuar dhunen shantazhin kercenimin ndaj lirise se medias.Unioni ka publikuar situacione te detajuara mbeshtetur ne fakte per gjendjen reale te medias shqiptare!

Keto reagime here-here kane rene dhe ne vesh te shurdher nga politikbersit shqiptare. Por zeri i Unionit i ka kapercyer kufijte shqiptare! Fakti qe Departamenti i Shtetit ne kapitullin kur flet per median i referohet statisikave dhe situacionit publikuar nga UGSH-ja do te thote se Unioni eshte tashme nje ze i degjueshem! Ne Shqiperi gelojne dhe disa shoqata mediatike. Pa pargjykuar aspak ekzictencen e tyre dhe formatin e shtrirjes se tyre do te thoja qe keto shoqata duhet te ndihen dhe me shume ne rafshin e qendrimeve per situaten e medias ne Shqiperi! Kur zerat bashkohen eshte dhe me mire!

Ne diten e medias Unioni nepermjet kreut Aleksander Çipa e shprehu publikisht qendrimin! Nuk pame e nuk degjuam ndonje ze tjeter per kete dite te shenuar te gazetarise! Media shqiptare nuk gezon ditet me te mira! Fakti qe raportet nderkombetare per median dhe lirine e medias na renditen kete vit shtate vende me poshte krahasuar me nje vite me pare eshte alarmuese! Ndaj reagimi per normalizimin e situates se lirise se medias duhet te jete gjithperfshires!

Unioni i Gazetareve Shqiptare eshte i qarte ne kete sipermarrje vullnetare por jetike per vendin dhe demokracine!

Be the first to comment

Lini një Përgjigje