Elseid Hysaj me njërën këmbë tek interi

E ardhmja e yllit të Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, është vënë në dyshim gjatë kohës së fundit dhe tani këto dyshime janë shtuar pas pretendimeve të Alfredo Pedulla, gazetar sportiv në Itali.

Sipas disa mediave italiane, të cilat bazohen në pretendimet e Alfredo Pedullas, Interi dëshiron ta përforcojë pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë dhe kandidati kryesor për këtë pozitë është Elseid Hysaj

Mbrojtësi i Napolit pëlqehet shumë edhe nga trajneri i Interit, Luciano Spalletti,  e edhe nga ndihmësi i tij, Giovanni Martusciello, i cili punonte me shqiptarin gjatë kohës sa ishin në Empoli.

Bisedimet mes përfaqësuesve të Hysajt dhe drejtuesve të Interit kanë qenë duke u zhvilluar tash e një kohë të gjatë, mirëpo deri më tani ato kanë qenë të pasuksesshme. Hera e fundit që u zhvillua një takim mes këtyre dy palëve ishte para një muaji.

Interi ka qenë duke e vëzhguar këtë situatë dhe tani është i gatshëm ta shprehë interesimin. Edhe Hysaj raportohet se dëshiron të ribashkohet me ish-trajnerin e tij, Martusciellon, i cili, bashkë me Maurizio Sarrin, ia formësua karrierën.

“Është e mundur, nëse jo e pritshme, që Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli në fund të këtij sezoni. Spallettit i pëlqen specialisti shqiptar dhe gjatë ditëve të fundit ka pasur kontakte të drejtpërdrejta, të theksuara nga Sportitalia”, shkruan Pedulla. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje