“1 Maji”/ Protestuesi: O Skënderbe e mbajte fjalën

Fier – I vetëm dhe me këtë pankarte në dore, Edmond Hoxha ka dale për të dytin vit në sheshin “Evropa” në Fier në shenjë proteste, pikërisht në 1 maj, ditën e punëtorëve.

Punëkërkues në sektorin e ndërtimit, Hoxha shprehet se ky sektor është i paralizuar dhe se me aq sa punon nuk arrin të shlyejë dot faturat mujore.

“Protesta ime nuk është politike. Bërtas për të gjithë. Për ata njerëz që ankohen dhe e kanë të vështirë. Punoj në ndërtim, por nuk arrij të paguaj faturat”, ka deklaruar Hoxha, duke shtuar se edhe pse është kohë protestash ai nuk ka dalë në rrugë për të mbështetur ndonjë subjekt politik.

“O Skënderbe e mbajte fjalën, punësove 300 000 shqiptarë në Gjermani”, shkruhet në pankartën që mbante në dorë.

Edmond Hoxha nga Mbrostar Ura është 43 vjeç, babai i një djali 18-vjeçar dhe mendon se kjo është një formë e përshtatshme jo vetëm për të kërkuar punë, por për të ndërgjegjësuar popullin të kërkojë të drejtën për të punuar dhe një maji është dita kur këto kërkesa mund të dëgjohen.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje