Rama – Opozitës: Do ju fus në burg! Basha: Burgu për Ramën dhe ministrat!

Qeveria dhe opozita kanë vendosur të mos bëjnë asnjë hap prapa nga qëndrimet e tyre për krizën politike. Kryeministri Edi Rama ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet vendore duke prezantuar kandidatët. Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe partitë e tjera aleatë kanë nisur seriozisht të vënë në zbatim planin që në 30 qershor të mos ketë zgjedhje me kryeministër Edi Ramën.

Nga Shkodra, në një takim ku më shumë kishte policë se policë, forca speciale, gardistë dhe agjentë të Shërbimit Informativ, Kryeministri Edi Rama kërcënoi direkt qytetarët dhe opozitën për skenarin e bllokimit të zgjedhjeve. Sipas kreut të qeverisë kushdo që do të ndalojë procesin e votimit më 30 qershor apo do të prekë kutitë e votimit do të dënohet sipas ligjeve, të cilat parashikojnë deri në 8 vite burg. “Ka një ligj për sa i përket prekjes së procesit zgjedhor. Për atë ligj duhet informuar publiku. Që kush pengon të tjerët të votojnë, shkon në kokërr të burgut. Për pengimin e procesit të votimit në çfarëdo forme shkon në kokërr të burgut. Unë them që nuk kanë gjetur asnjë budalla që do bëjë këtë punë. S’ka shans që të marrin peng procesin zgjedhor me kërcënime, me pengime, me bllokime dhe asgjë nuk ka për të ndodhur”,- deklaroi kryeministri Edi Rama. Veç kërcënimeve, pjesa tjetër e fjalimit të kreut të qeverisë ishte vetëm humor dhe parodi ndaj opozitës dhe krerëve të saj. Kryeministri shkoi dhe më tej me fjalimin e tij në Shkodër, kur deklaroi se në zgjedhjet e 30 qershorit, bashkinë do ta fitojët Partia Socialiste. Por pritja që i bënë dje në Shkodër qytetarët me protesta të mëdha dhe përgjigjja me arrestime nga ana policisë, nuk lë vend për shumë entuziazëm e fitore nga ana e PS-së. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse votimet për Shkodrën bëhen në ndonjë vend tjetër më 30 qershor, por jo në këtë qytet. Ndërsa kryeministri kërcënon me burg nga Shkodra opozitën, në Tiranë kryetari i Partisë Demokratike thirri gjithë krerët e degëve për organizimin e aksionit opozitar. Takimi përfundoi me vendimin se çdo të enjte, veç protestave në Tiranë, do të bllokohen rrugët kryesore kombëtare në vend. Vendimi është pjesë e strategjisë për mosbindje civile, e cila do të vijë duke u përshkallëzuar me afrimin e datës së zgjedhjeve lokale. Në fjalën e mbajtur para krerëve të PD, Basha i është përgjigjur kërcënimeve të Edi Ramës po me burg. Ndryshimi është se Edi Rama e kërcënon për një vepër penale që akoma nuk është kryer me 30 qershor, ndërsa Basha e kërcënon për vepra penale që kanë ndodhur këto vite me korrupsionin dhe blerjen e votave me bandat.

“Ne jemi të gatshëm të sakrifikojmë çdo gjë për të mos lejuar që në 30 qershor të ketë një krim tjetër elektoral si ai i 2017-ës. Koha kur populli shkonte në burg dhe kriminelët në qeverisje, ka marrë fund. Politikanët e lidhur me krimin do të shkojnë në burg dhe populli do të çlirohet nga krimi dhe korrupsioni. Përballja do të jetë në çdo qytet në çdo shesh dhe rrugë të vendit për të kulmuar në 11 maj në protestën kombëtare përpara kryeministrisë”,– deklaroi kreu i Partisë Demokratike.

Aksioni i PD për moslejimin e zgjedhjeve do të jetë më i ashpër edhe për shkak të strategjisë që po përdor Edi Rama duke futur në lojë opozitën fallso. Një opozitë që po krijohet me nxitim dhe shumë financim qeveritar në parlament dhe jashtë saj. Përballë kërcënimit real që Edi Rama po bën ndaj opozitës për nxjerrjen nga sistemi PD, LSI dhe gjithë paritë e tjera të opozitës janë drejt kalimit në mosmbindje totale civile dhe përplasje me qeverinë. Ky zhvillim kritik i situatës politike në vend, nëse disa javë më parë dukej si hipotezë, tashmë është projekt real që po konfirmohet çdo ditë. Për fat të keq, qeveria dhe kryeministri që kanë përgjegjësinë morale dhe politike për stabilitetin janë ata që në vend të zbutjes së situatës, po e nxisin vet konfliktin.

Është koha që ndërkombëtarët të ndërhyjnë para se moria e refugjatëve nga Shqipëria në rast përplasje civile, të jetë mbi qindra mijëra.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje