Guardiola në Juventus?!

Ajaxi e tronditi Juventusin duke e eliminuar nga Liga e Kampionëve në fazën çerekfinale, dhe klubi është duke shikuar tani ta gjejë trajnerin e së ardhshmes, për ta zëvendësuar Massimiliano Allegrin.

Gjiganti italian tashmë e ka siguruar titullin në Serie A – të tetin me radhë – por e bleu Cristiano Ronaldon për t’i ndihmuar ta fitojë kurorën evropiane, transmeton Gazeta Express.

Klubi është duke e konsideruar të ardhmen e Allegrit dhe, sipas Il Giornale, bardhezinjtë synojnë ta emërojnë Pep Guardiolën si zëvendësues të tij në verë.

Allegri e mori drejtimin e Juves pas largimit të Antonio Contes në vitin 2014, dhe që prej atëherë i ka fituar pesë tituj në Serie A, si dhe i ka arritur dy finale të Ligës së Kampionëve.

Ardhja e Ronaldos në verë e ka larguar nga vëmendja Paulo Dybalan këtë sezon, me argjentinasin që madje e ka humbur vendin e titullarit në formacionin startues.

Guardiola do të ishte ardhje e mirëpritur për Ronaldon dhe do të nënkuptonte se me të në stol ne mund ta shohim Dybalan më të mirë në fanellën e Juves.

Guardiola ia ka dalë t’i bëjë të suksesshëm shumë bashkatdhetarë të tij, si Lionel Messi dhe Sergio Aguero.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje